Please enter at least 3 characters.

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy gra kanë raportuar se janë dhunuar, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar.

Rasti ka ndodhur në Kaçanik në periudhën 2012-2019.

“Kaçanik / 2012-2019. Më 21.01.2025 dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

I dyshuari, më 29.01.2025 është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/