Please enter at least 3 characters.

Dy gola të shpejtë në derbin ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat (Video)

2018/01/arsenalcheslea-1-e1516825093403.jpg
240:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 24: Laurent Koscielny of Arsenal blocks a shot Eden Hazard of Chelsea during the Carabao Cup Semi-Final Second Leg at Emirates Stadium on January 24, 2018 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
13:"Julian Finney

Chelsea ka kaluar e para në epërsi kundër Arsenalit në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës EFL.

Rezultati u zhbllokua në minutën e shtatë të takimit me golin e Eden Hazard të shënuar për Blutë.

Mesfushori belg pranoi një top në zonë nga Pedro, krijoi hapësirë dhe shënoi.

Menjëherë pas, Jack Wilshere e pati një rast të mirë, mirëpo intervenoi Wilfredo Caballeros për ta mbrojtur portën e tij.

Rezultati u zhbllokua me një autogol të Antonio Rudiger (12'), i cili në përpjekje për ta pastruar topin e devijoi në portën e tij.

Autogoli i qendërmbrojtësit të Bluve u realizua pas një harkimi nga këndi të Topçinjve.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar të Stamford Bridge ka përfunduar me rezultat 0-0. /Telegrafi/