Please enter at least 3 characters.

Duke përdorur kukulla, mjekët treguan se si duket në të vërtetë lindja, regjistrimet u bënë hit

2021/07/121d8ec3-5e33-4984-b391-291827c3170d.jpg

Disa profesionistë mjekësorë shpërndanë pamje që tregonin kukulla në madhësi natyrore duke demonstruar se si lindin foshnjat.

Pamjet shpejt u bënë hit, kështu që videoja e shpërndarë nga një mami u shikua nga 3.4 milionë njerëz.

Pamjet e "lindjes" u postuan gjithashtu nga infermierja Ione Lennox-Hottle, e cila shpjegoi për Buzz Feed se kukullat përdoren për të trajnuar stafin dhe studentët për të mësuar t'u përgjigjen emergjencave të mundshme gjatë lindjes, të tilla si gjakderdhja e rëndë pas lindjes.

Një video tjetër e tillë në TikTok u publikua nga një student i mjekësisë, dhe ka një numër pak më modest prej 71,000 shikimesh. /Telegrafi/