Please enter at least 3 characters.

Duke kënduar e kërcyer me "DJ" të Rezarta Shkurtës, çfarë po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë publikuar një video, ku shihen duke kënduar e kërcyer së bashku.

Çifti shihet duke interpretuar "DJ" të Rezarta Shkurtës, duke e kthyer në virale.

"Keni pyetur për këtë, së shpejti", ka qenë përshkrimi që i është vënë videos.

Foto: TikTok

Shumë nga fansat kanë aluduar se do të bëhet një 'remake' nga ana e tyre, pasi daton që shumë vite.

Dyshja duken të lumtur krah njëri-tjetrit e me plot stil në paraqitje, duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Foto: TikTok

Se çfarë janë duke përgatitur për publikun, mbetet për t'u parë ditëve në vijim.

Megjithatë, mbeten shumë të dashur e të pëlqyer edhe pas Big Brother. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com