Dua Lipa publikon fotografi me bikini, merr vëmendjen me linjat atraktive që në mëngjes
Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke qëndruar këto ditë në Itali.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Të shtunën, Dua e nisi mëngjesin me një fotografi mjaft provokuese, të cilën e ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Veshur me bikini ngjyrë vjollcë, këngëtarja shqiptare vuri në pah linjat e saj atraktive, ndërsa pozoi para pasqyrës.
"Mirëmëngjesi", shkroi Lipa në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.
Përndryshe, javën e ardhshme, Dua do të jetë në Kosovë për të ndjekur nga afër performancën e kolegëve në festivalin "Sunny Hill", të cilin e organizon i ati i saj. /Telegrafi/


