Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa me veshje ekstravagante në paraqitjen e fundit

2021/01/139688564_1104896023272059_4532960468857385720_n-e1611054825934.jpg

Dua Lipa është artistja me prejardhje shqiptare që kohëve të fundit ka qenë duke shijuar suksesin në industrinë muzikore.

Jo vetëm që fansave u ofron projekte unike, Dua shpesh i mban të azhurnuar ata përmes postimeve të ndryshme.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka shpërndarë disa fotografi, ku në secilën prej tyre dukej e mrekullueshme.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan shumë-ngjyrësh, i cili bënte që t’i theksoheshin linjat e bujshme trupore.

“Më ndiqni në ‘Jimmy Kimmel Live’ sonte në ora 23:35”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Flokët e gjata përndryshe i ka lënë të lira mbi supe, kurse për makijazh ka shkuar me disa nuanca më të hapura.

Kujtojmë se Dua është përfolur për shtatzëni të mundshme, spekulime të cilat ajo i ka hedhur poshtë. /Telegrafi/