Please enter at least 3 characters.

Drita fiton ndeshjen e mbetur ndaj Malishevës, vazhdon ngjitjen në renditje

2024/09/Screenshot-2024-09-18-170056.png

Drita ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbetur nga java e parë e Superligës së Kosovës. Kjo ndeshje ishte shtyrë pasi gjilanasit ishin pjesë e garave ndërkombëtare, duke arritur deri në play-off, ku humbën nga Legia Varshava.Kjo përballje nisi më mirë për Dritën që arritën të fitojnë penallti në minutën e 23-të pas një prekje të topit me dorë në zonë nga Arbër Prekazi.Nga pika e bardhë gjuajti Besnik Krasniqi që ishte i saktë për 1-0.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për gjilanasit që arritën të shtonin epërsinë pas një aksioni të bukur.

Iljesa Zylfiji bukur u fut në zonë ku asistoi për Veton Tushën i cili shënoi për 2-0.Por ndeshja u hap në minutën e 79-të, kur Atin Aliu me një goditje të bukur dhe të saktë shënoi për 2-1.Edhe pse të dy skuadrat u munduan të shënonin, deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe gjilanasit morën fitoren e dytë në kampionat nga tri ndeshje dhe tani me 6 pikë janë në vendin e gjashtë.Malisheva pas pesë ndeshjeve ka 10 pikë dhe mban vendin e dytë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore