Please enter at least 3 characters.

Drita dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët e mundshëm për rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

2022/07/ball.png

Ballkani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët për rrethin tjetër të Ligës së Konferencës, por që fillimisht duhet të kalojnë këtë që zhvillohet në këtë javë.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja nëse kalojnë me sukses ndeshjen ndaj LA Fioritas të San Marinos, atëherë në turin e tretë i pret fituesi i çiftit Sutjeska (Mal i Zi) dhe KI Klaksvik (Ishujt Faroe).

Ndërkohë, në rast se Drita kalon me sukses belgët e Antëerp, atëherë do të përballen me fituesin e çiftit Sinajoki (Finland) dhe Lillestrom (Norvegji).

Ballkani nesër (e martë) do të luajë me skuadrën nga San Marino si mysafir nga ora 20:45, dhe do të shpresojë të kalojë në rrethin tjetër.

Në anën tjetër, Drita do të përballet me skuadrën belge të enjten, po ashtu në këtë javë nga ora 19:00. /Telegrafi/