Please enter at least 3 characters.

Drenicës i del gjumi - konfirmon 10 transferime, 10 rinovime të kontratave dhe stafin e ri të trajnerëve

2022/04/Drenica.jpg

Klubi nga Skenderaj, Drenica ka konfirmuar edhe zyrtarisht marrëveshjet e bëra gjatë verës, rinovimin me disa nga lojtarët, emërimin e stafit dhe regjistrimin e të gjitha këtyre marrëveshjeve.

Pas shumë problemeve financiare dhe bllokimit të ‘merkatos’, Drenica është këndellur edhe është gati për ta nisur nesër (e diel) sezonin e ri 2022/23 në BKT Superligën e Kosovës.

Është vet klubi kuqezi që ka konfirmuar se të gjitha marrëveshjet me lojtarët e rinj, kontratat e rinovimit me shumë lojtarë dhe marrëveshjet me stafin e trajnerëve janë regjistruar në FFK.]

Postimi pa ndërhyrje i DrenicësKomunikatë Zyrtare Skenderaj - 13.08.2022Tashmë edhe zyrtarisht marrëveshjet  janë nënshkruar dhe lojtarët janë regjistruar,  KF Drenica ka kënaqësinë të ju njoftoj me skuadrën zyrtare të edicionit tonë të ri të Superligës 2022/23.Klubi në postin e kryetrajnerit ka emëruar z. Bekim Shotani ,(i cili edhe në vitin 2017 ka qenë në stinorin vjeshtor nën udhëheqjen e skuadrës tonë me të cilën kishte arritur të grumbullonte në atë stinor 28 pikë. Shotani ka punuar edhe te Trepça '89, Ballkani, Llapi e Istogu.Klubi po ashtu me kënaqësi ju njofton për vazhdimin bashkëpunimit në postin e ndihmëstrajnerit me legjendën e këtij klubi Sami Geci.Në strukturën e shtabit teknik kemi kënaqësinë te kemi në radhët tona në pozitë të ndihmës trajnerit ish - lojtarin e shumë skuadrave nder-shqiptare, Liridon Kukaj.Trajner i portierëve është Bekim Xani, njeriu që për vite e vite mbrojti portën dhe nderoj fanellën e Klubit, gjë të cilën vazhdon ta bëj edhe tanimë në rolin e trajnerit të portierëve.Ne skuadër tanimë përveç pjesës dërmuese nga vitet e kaluara i janë shtuar lojtarë të rinj që me premtimin se do nderojnë fanellën me angazhim dhe vullnet për suksese kanë nënshkruar me KF Drenica për edicionin e ri.Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë arritjen e marrëveshjeve me :1.Florent Avdyli, mesfushor, i cli ka luajtur për skuadrat e njohura kosovare, dhe se fundmi ishte pjesë e Teutës së Durrësit, nga ku behët pjesë e KF Drenica.2.Ardian  Hoti, qendërmbrojtës, ishte pjesë e Llapit dhe disa skuadrave kosovare, kurse se fundmi u paraqit për FC Malisheva, ekip nga i cili u transferua në klubin tonë.3.Altin Vojvoda, sulmues me pozicion, një lojtar i zhvilluar në akademinë e futbollit në KF Drenica, derisa në vitet e fundit u paraqit me mjaftë sukses në skuadrat vendore të KF Arbëria dhe KF Vjosa, por tashmë do të angazhohet për ekipin kuq e zi të Drenicës.4.Zenel Gavazaj, sulmues, është futbollist i cili transferohet nga FK Kukësi, por me parë ka zhvilluar karrierë edhe në Kosovë.  5.Archange Bintsouka Koxy, sulmues, i cili do t’i bashkohet skuadrës nga ekipi i FK Partizanit nga Tirana, falë bashkëpunimit të mirë mes dy klubeve.6.Benjamin Agyare, qendërmbrojtës, do të veshë fanellën kuq e zi, lojtar që me herët u paraqit për FK Apolonia (Fier) në Shqipëri dhe ishte kapiten i skuadrës, ndërkohë që te ekipi jonë transferohet nga skuadra e FC Drita (Gjilan).7.Veton Kabashi, qendërmbrojtës, një lojtar që për shumë vitë u paraqit në elitën e futbollit kosovar, kryesisht me skuadrën e Flamurtarit, kurse se fundmi ishte pjesë e Istogut, por që tashmë është veshur ‘kuq e zi’.8.Faton Neziri, mesfushor , talent nga akademia e klubit tonë, i cili viteve të fundit luajti të FC Istogu, dhe pati paraqitje mjaftë të mira. Ai u bë pjesë e KF Drenica, në rrugëtimin e këtij edicioni.9.Altin Gjokaj, portier, produkt i akademisë së KF Drenica, i cili se fundmi ishte pjesë e Besës nga Peja, por që tashmë është rikthyer në ekipin e tij amë, për t’u paraqitur në portën e ekipit tonë. Gjokaj është reprezentues i rregullt në Përfaqësuesën e Kosovës dhe cilësohet si shpresa e portës së Përfaqësueses së Kosovës.   10.Arjan Abazi, mesfushor, produkt po ashtu i akademisë tonë, i cili së fundmi është paraqitur në KF Arberia kurse me parë ka luajtur edhe për KF Vjosën, do të jetë tashmë lojtar i Drenicës.Kontratat me klubin i kanë rinovuar lojtarët: Shkelzen Lushtaku, Azem Bejta, Arbios Thaci, Armend Abazi, Besfort Dervishaj, Osman Mëziu, Hysen Tahiri, Arlis Shala, Ermal Veliqi e Berat Ahmeti.Pjesë e skuadrës janë inkorporuar edhe disa lojtarë nga akademia e klubit, nga ekipi zingjir i U19, lojtarë të cilët kanë nënshkruar kontrata profesionale me klubin siç janë: Arblert Beka, Burim Veseli, Diart Geci, Erion Idrizi, Albion Avdyli, Luan Dobra, Endrit Shala e Gentian Imeri.Në fund të javës së ardhshme mund të ketë edhe prurje të reja në skuadër për të cilat do të njoftoheni më kohë dhe në formë zyrtare. Na prift e mbara /Telegrafi/