Dren Gashi nënshkruan për Gjilanin
18/07/2015
Talenti i Prishtinës vitin e kaluar ishte i huazuar te Drenica dhe tani karrierën do ta vazhdojë në Gjilan, raporton koha.net.
“Prej sot jam pjesë e klubit KF Gjilani. Jam i kënaqur me marrëveshjen dhe shpresoj që t’i arrijmë synimet e klubit... Falënderoj klubin dhe tifozerinë ‘Skifterat’ për mikpritjen”, ka shkruar Gashi.
Dren Gashi ishte i pëlqyeri i tifozerisë prishtinase që kanë kërkuar që një kohë të gjatë që ai të mos largohet nga klubi. Ata dje përmes një postimi kanë kritikuar vendimin e klubit për lirimin e lojtarit, pasi edhe vetë lojtari ishte pjesë e kësaj tifozerie qe një kohë të gjatë.


