Drekë për gjithë familjen: Lakra të fërguara dhe patate
Të jeni të sigurtë që e gjithë familja do e adhurojë. Më poshtë do të gjeni recetën e përgatitjes hap pas hapiPër këtë gjellë nevojitet:- 1 lakër e vogël turshi;- 3 patate të madhësisë mesatare;- ½ preshi;- 400 g suxhuk shtëpie;- vaj (bën edhe dhjamë);- piper;- kripë;- spec i kuq i bluar;- 3-4 thelpinj hudhre;- 1 mollë e thartë.
Pataten zieni me lëvore dhe pastaj qërojeni dhe priteni në feta.
Në vaj apo dhjamë fërgoni preshin e prerë në rrathë, shtoni specin e bluar, piperin dhe kripën. Në të qitni pataten e zier dhe përzieni.
Në vaj fërgoni suxhukun nga të dyja anët dhe në atë yndyrë qiteni hudhrën e grirë imët, lakrën e prerë në pjesë të holla dhe mollën në feta të holla.
Marinoni dhe fërgoni rreth 20 minuta, pa i shtuar ujë, në zjarr të vogël. Shtoni specin e bluar, piperin dhe të gjitha bashkoni.
Në një tepsi të lyer në fund qitni pataten e prerë, ndërsa sipër lakrën. Në mes vendosni suxhukun. Mund ta ndani në gjysma.
Lyeni me vaj dhe piqni në furrë rreth 30 minuta derisa të piqen mirë.
Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.


