"Drejtoresha" Adelina kërcënon me largim "Arbnorin" prej kolegjit "O Sa Mirë" (Video)
01/02/2018
Seriali “O Sa Mirë” po vazhdon të shfaqet me sukses në ekranet televizive.
Tashmë është xhiruar edhe episodi i 1237 me radhë, video e shkurtër e së cilës është publikuar në YouTube.
Plot skena humori dhe me drejtoreshë të rreptë në rol vjen Adelina Ismaili, e cila ka marr masa posa ka ardhur në detyrën e drejtoreshës.
Në një prej skenat shihet teksa Adelina e kërcënon me përjashtim profesorin prej Gjakovës, Arbnorin.
Gjithashtu edhe Muzbajdin Qamili, i cili luan rolin e tetovarit, vazhdon duke u munduar ta joshë "Xhesikën".
Këto dhe shumë skena të tjera ju presin në episodin e ri që do të shfaqet në ekranet televizive gjatë fundjavës. /Telegrafi/


