Please enter at least 3 characters.

Dita e Shkencave në Horizon School shënohet me projekte kreative

Horizon School vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj ndaj një qasjeje moderne dhe praktike në arsim, duke organizuar me sukses “Ditën e Shkencave”, një aktivitet i veçantë që solli në qendër kureshtjen, kreativitetin dhe aftësitë praktike të nxënësve.

Në këtë institucion arsimor, procesi i të nxënit nuk mbetet vetëm në teori. Horizon School sigurohet vazhdimisht që përmbajtjet mësimore t’u ofrohen nxënësve në forma atraktive, të kuptueshme dhe që nxisin imagjinatën dhe interesimin e tyre. Kjo filozofi u reflektua qartë në panairin e organizuar në kuadër të kësaj dite, ku nxënësit, së bashku me mësimdhënësit e tyre, prezantuan dhe zbatuan në praktikë njohuritë e fituara gjatë mësimit.

Panairi u përqendrua në disa nga fushat kryesore të dijes, përfshirë Kiminë, Fizikën, Biologjinë, Matematikën dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Përmes eksperimenteve edukative, demonstrimeve dhe prezantimeve të ndryshme, nxënësit patën mundësinë të përjetojnë drejtpërdrejt konceptet teorike, duke e bërë procesin e të nxënit më të gjallë, më të kuptueshëm dhe më frymëzues.

Atmosfera dinamike dhe interaktive e këtij organizimi dëshmoi edhe një herë se kur talenti i nxënësve kombinohet me infrastrukturën adekuate dhe mbështetjen profesionale të shkollës, krijohen rezultate me vlerë të lartë edukative.

“Dita e Shkencave” në Horizon School nuk ishte vetëm një aktivitet i zakonshëm shkollor, por një dëshmi konkrete e potencialit të brezit të ri dhe e qasjes së shkollës për të ndërtuar një arsim cilësor, praktik dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Horizon School, e ardhmja nis me ne.