Please enter at least 3 characters.

Dita e ndeshjeve: Luhen dy përballje të xhiros së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

2024/10/dukagjini-ballkani.jpg

Sot (e premte) fillon xhiro e 28-të e Albi Mall Superligës së Kosovës, ku dy ndeshje janë në program për t’u zhvilluar brenda kësaj dite.

Xhiro e 28-të fillon sot me dy ndeshje, teksa nesër (e shtunë) luhet një takim dhe të dielën dy takimet tjera për të kompletuar xhiron.

Ndeshja e parë e ditës është ajo në mes të Dukagjinit dhe Ballkanit, e cila pritet të luhet në “18 qershori” të Klinës.

Në takim tjetër, Feronikeli ’74 e pret Ferizajn në stadiumin Rexhep Rexhepi të Drenasit.

Të dy ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/