Please enter at least 3 characters.

Dikur "Miss Kroacia" në vitin 2002, sot Ivana Paris mezi njihet rrugëve të Zagrebit dhe shfaqet rrallë në publik

Ish-Miss Universe Kroacia, Ivana Paris, ishte një nga personazhet më të ndjekur në vendin fqinj pak më shumë se 10 vjet më parë, dhe pas tërheqjes së saj nga sytë e publikut, pak do ta njihnin atë.

Ivana Paris fitoi titullin "Miss Universe Kroacia" në vitin 2002 dhe prej disa kohësh nuk është shfaqur në publik, ndaj shfaqja e saj e fundit ka habitur shumë njerëz.

Përkatësisht, mediumi kroat Net.hr ka publikuar foton e saj, e në krahasim me edicionet në të cilat shumë e kujtojnë, dallimi është i dukshëm.

Katër vite më parë, Ivana u përball me një tragjedi të madhe familjare. Motra e saj e vogël ndërroi jetë papritur, pas së cilës ajo u tërhoq nga syri e publikut.

Gjithashtu, në vitin 2020, ajo u divorcua nga Dino Bubiçiq, ish-"Mister Kroacia", pas gati 10 vitesh martesë. Ata kanë dy djem së bashku.

Pas karrierës së saj të modelingut, ajo ndërroi profesion dhe u bë menaxhere e një klubi të Zagrebit, ku u njoh me partnerin e saj të ri, me të cilin u fejua vitin e kaluar.

Gjithashtu, në një intervistë në vitin 2024, ajo tregoi se kishte një sërë problemesh shëndetësore, por që ia doli t'i kapërcejë. /Telegrafi/