Please enter at least 3 characters.

Digjen shtatë hektarë tokë në Viti

2021/08/zjarrevitiar1.jpg

Shtatë hektarë tokë janë djegur ditën e martë në fshatin Zhiti dhe Pozheran të Vitisë.

Policia njofton nga rastet nuk raportohet për persona të lënduar kurse tashmë zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, transmeton Telegrafi.

Më poshtë rastet e ndara sipas raportit të Policisë së Kosovës:Fshati Zhiti, Viti 03.08.2021 – 19:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 4 hektarë të një fushe. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.Fshati Pozheran, Viti 03.08.2021 – 20:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 3 hektarë fushë. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/