Please enter at least 3 characters.

Digjen disa hektarë të malit dhe 10 hektarë hamullore në Podujevë

2021/08/zjarr-5.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 10:25 në fshatin Terrinave të Podujevës, është përfshirë nga zjarri një pjesë e malit prej disa hektarësh dhe një pjesë hamullore prej rreth 10 hektarësh.

Njësitë policore, eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zjarri është shuar nga njësitë e zjarrfikësve me ndihmën e disa banorëve. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/