DHL: Jemi duke operuar me të gjitha kapacitetet në Kosovë dhe në botë
Kompania DHL njofton se pavarësisht gjendjes së paraqitur nga pandemia e Coronavirusit është duke operuar me të gjitha kapacitetet si në Kosovë dhe në botë.
Sipas njoftimit të DHL-së, shërbimi i pranimit dhe dorëzimit të pagesave në adresa po bëhet normalisht.
"Marrja dhe dorëzimi i dërgesave në adresë bëhet si normalisht. Nëse dëshironi të dërgoni apo të merrni dërgesa private, kontaktoni DHL Express për të marrë dërgesat nga adresa e shtëpisë", thotë DHL.
Njoftimi i plotëTë dashur klientë,Në rradhë të parë ju urojmë që të gëzoni shëndet të plotë dhe ta kaloni sa më lehtë këtë kohë të vështirë për Ju dhe familjet e juaja.Ju informojmë se DHL Express operon në mënyrë të plotë si normalisht në Kosovë dhe në të gjithë botën.DHL Express operon me avionët vetëm për mallra, prandaj nuk afektohet nga ndalimi i avionëve të pasagjerëve.Marrja dhe dorëzimi i dërgesave në adresë bëhet si normalisht.Po ashtu, nëse dëshironi të dërgoni apo të merrni dërgesa private, kontaktoni DHL Express për të marrë dërgesat nga adresa e shtëpisë.Zyra e e Shërbimit të DHL Express (ServicePoints) në Prishtinë dhe të gjtha pikat e agjentëve tanë janë të hapura dhe operojnë çdo ditë nga e hëna deri të premten. /Telegrafi/


