Please enter at least 3 characters.

Dhjetë shtetet e natës së dytë që u kualifikuan për në finalen e "Eurovision 2019"

2019/05/jonnnn.jpg

Është zhvilluar nata e dytë gjysmëfinale e "Eurovision 2019".

Në skenën e Tel Avivit në Izrael, u ngjitën plot 18 reprezentues të shteteve përkatëse, 10 prej të cilëve u kualifikuan për në finalen e madhe.

Votimi prej 15 minutash nga juria dhe publiku ishte ai që kalkuloi rezultatin për 10 shtetet që shkuan në finale.

Në mesin e tyre ishte edhe Shqipëria, e cila u prezantua nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën "Ktheju Tokës".

Kjo është lista me 10 shtetet e gjysmëfinales së dytë që u kualifikuan për në natën finale:

Maqedonia e Veriut
Holanda
Shqipëria Suedia
Rusia
Azerbajxhani
Danimarka
Norvegjia
Zvicra
Malta. /Telegrafi/