Please enter at least 3 characters.

Detajet e para nga incidenti me armë zjarri në Haraçinë

2024/02/policia-e-maqedonise-MK-780x439-1.png

Sot ka ndodhur një incident me armë zjarri në Haraçinë.

Sipas njoftimeve të para në incident ka mbetur i plagosur një 39-vjeçar.

“E.S. 39 është sjell në Shën Klimenti i Ohrit, me plagë në kraharorin e djathtë”, thonë nga spitali "Shën Naum i Ohrit" për "TV21".

Një person tjetër dyshohet se është gjithashtu i plagosur, por që është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku është futur në sallë të operimit për ndërhyrje kirurgjike.

Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski për "Kurir" ka thënë se bëhet fjalë për kryetarin aktual të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi dhe shoferin e tij./Telegrafi/