Please enter at least 3 characters.

Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

2024/04/Viola-von-Cramon-Deputetja-e-Parlamentit-Evropian-konference-foto-Ridvan-Slivova-29-e1716846847127.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është shprehur e zhgënjyer për dështimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në Këshill të Evropës.

Cramon tha se shpreson që ky të mos jetë shansi i humbur përgjithmonë dhe kjo të jetë "vetëm një shtyrje e këtij vendimi".

“Më vjen shumë keq! Ishte një shans i madh për t’u bërë pjesë e një prej institucioneve më të rëndësishme siç është KiE. Këshilli i Evropës është një institucion i rëndësishëm dhe Kosova pati shanse reale. Shpresoj që ky të mos jetë shans i humbur përgjithmonë, dhe uroj që kjo është vetëm një shtyrje e këtij vendimi”, ka thënë Cramon, në një intervistë për Kanal10.

Cramon ka thënë më tej se shpreson që Kosova të jetë në rend ditë në seancën e ardhshme të Këshillit të Ministrave.

“Shpresoj që Këshilli dhe Komiteti i Ministrave ta vendosin në rend dite në seancën e tyre të ardhshme, dhe shpresoj shumë, që Qeveria e Kosovës para kësaj, ta dorëzojë draft – statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Cramon.