Dëshira (e parealizueshme) e VdV – ta fitojë La Ligan me Betisin
16/06/2015
32-vjeçari kompletoi rikthimin e tij në Spanjë pas dy sezoneve zhgënjyese në Bundesliga me Hamburgun dhe gjatë prezantimit e bëri të qartë ambicien e tij.
“Unë kam folur me trajnerin dhe ne dëshirojmë të fitojmë ligën”, ka thënë i vendosur Van der Vaart, transmeton koha.net.
“Më e rëndësishmja është se tifozët janë të lumtur për shkak se ne luajmë futboll të mirë”.
“Betisi është një klub i madh dhe unë jam i lumtur që jam rikthyer në ligën më të mirë në botë”, ka shtuar holandezi. /Telegrafi/


