Derisa po presim duetin e 2Po2 dhe Unikkatil, dëgjojeni instrumentalin e këngës (Audio)
05/11/2016
2Po2 dhe Unikkatil do të vijnë me bashkëpunimin e radhës që mban titullin “Kryt nalt”.
Kënga është pjesë e albumit të ri të Besnik Canollit, “2020”, ndërsa tashmë është publikuar instrumentali i këtij projekti muzikor.
Kujtojmë që në një intervistë për Telegrafin, 2Po2 e kishte konfirmuar bashkëpunimin me Viktor Palokajn.
“Jo, këto nuk janë më spekulime. Me Unikkatilin gjithë do të bashkëpunoj sepse është reperi më real që ka shqiptaria”, ishte shprehur reperi.
“Fitore e sinqert” ishte bashkëpunimi i fundit i dy reperëve që e kishin lansuar në vitin 2011. /Telegrafi/


