Please enter at least 3 characters.

Dënohet 25 vjet burg shqiptari Altin Nikolli

2016/01/f.1214135054387_m.jpg

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 252, datë 16.03.2006, e ka dënuar shtetasin Altin NIKOLLI, me 25 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim“ të kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtjes pa leje“, parashikuar nga nenet 78/1, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Vendimi ka marrë formë të prerë më datë 26.03.2006, pasi nuk është bërë ankim në gjykatën kompetente brenda afateve të parashikuara në ligj.

Me datë 09.06.2002, rreth orës 19:30, në Kamëz, tek rruga e Laknasit, shtetasi Altin NIKOLLI në bashkëpunim me babain dhe vëllain e tij, kanë vrarë shtetasin Pjetër Qafa. Vrasja është kryer për motive të dobëta pas një konflikti që kishte lindur pak kohë para vrasjes midis Altin Nikollit dhe Pjetër Qafës.

Nikolli u arrestua në Como, Itali, si rezultat i bashkëpunimit të interpol Tirana me Interpol Romën. Nikolli iu dorëzua në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Telegrafi/