Please enter at least 3 characters.

Dëmtohet qëllimisht shtegu i ecjes në Taukbahqe, digjen shiritat e punimeve

2023/08/komuna-2.jpg

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar se është dëmtuar ende pa përfunduar shtegu i ri i ecjes dhe vrapit në Taukbahqe.

“Në orët e para të mëngjesit u lajmëruam nga qytetarët aktiv të lagjes se në shtegun që po shtrohet në parkun e Taukbahqes janë evidentuar nëntë mbetje të djegies së shiritave të punimeve. Me
Granit Rugova dhe zyrtarë të sportit e të inspektoratit të Kryeqytetit pamë dëmtimet dhe lajmëruam policinë”, ka shkruar Sahatçiu.

Ajo ka shtuar se i dënojnë veprimet e tilla huligane që pengojnë punën dhe rrezikojnë qytetarët, derisa u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund.

“Faleminderit banorëve të lagjes që edhe gjatë inspektimeve sot treguan se si ruhet puna e përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe qytetarët do të shfrytëzojnë shtegun e përfunduar që ju takon shumë shpejtë”, ka shkruar nënkryetarja Sahatçiu. /Telegrafi/