Please enter at least 3 characters.

Dëmtohen shkronjat e UÇK-së në Kaçanik, reagon OVL-ja


Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Kaçanik, ka njoftuar se janë dëmtuar rëndë shkronjat e UÇK-së të vendosura te “Guri i Shpuar”.

Sipas njoftimit, ngjarja është raportuar nga qytetarë dhe Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet lidhur me rastin.

OVL e UÇK-së në Kaçanik e ka dënuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si “akt barbar” dhe ka shprehur indinjatën e thellë për dëmtimin e simbolit të UÇK-së.

“Shprehim indinjatën e thellë dhe e dënojmë ashpër këtë akt, kushdo qoftë prapa kësaj vepre të ndytë”, thuhet në reagim.

Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente. /Telegrafi/