Please enter at least 3 characters.

Deklarata e Samitit të G20-së synon barazi në mjedisin e tregtisë dhe investimeve

2019/07/osaka_summit-2019_1.jpg
697:"OSAKA, JAPAN - JUNE 28: Japanese Prime Minister Shinzo Abe and other world leaders attend a family photo session at G20 summit on June 28, 2019 in Osaka, Japan. U.S. President Donald Trump arrived in Osaka on Thursday for the annual Group of 20 gathering together with other world leaders who will use the two-day summit to discuss pressing economic, climate change, as well as geopolitical issues. The US-China trade war is expected to dominate the meetings in Osaka as President Trump and China's President Xi Jinping are scheduled to meet on Saturday in an attempt to resolve the ongoing the trade clashes between the world's two largest economies. (Photo by Kim Kyung-Hoon - Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Samiti i 14-të i udhëheqësve të Grupit të 20 vendeve më të zhvilluara i njohur si G20 përfundoi më 29 qershor, në Osakë të Japonisë. Në deklaratën e përbashkët "Deklarata e Samitit të Osakës të Liderëve të Grupit të 20 vendeve" pas samitit, thuhet se G20-ta punon për realizimin e një mjedisi tregtar dhe të investimeve të lirë, të barabartë, jo-diskriminues, transparent, të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm.

Sipas kësaj deklarate, përcjell Telegrafi, ekonomia e tanishme botërore shfaqet me prirje të qëndrueshme dhe parashikohet një rritje e moderuar deri në vitin 2020, por rritja ekonomike është e dobët dhe ekziston rreziku i uljes. Në të njëjtën kohë haset gjithnjë e më shumë gjendja tregtare dhe gjeopolitike.

"Tregtia dhe investimet ndërkombëtare janë motorë të rëndësishëm për rritjen, prodhimin, krijimtarinë, punësimin dhe zhvillimin dhe palët e ndryshme duhet të punojnë për realizimin e një mjedisi tregtar dhe të investimeve të lirë, të barabartë, jodiskriminuese, transparente, të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm, duke garantuar hapjen e tregut", thuhet në deklaratë.

Deklarata përkrahu gjithashtu reformat e nevojshme të Organizatës Botërore të Tregtisë, për të përmirësuar funksionet e saj.

Në këtë deklaratë vihet në dukje se në vlerësimin e problemeve të tregtisë së ekuilibruar, duhet të merret parasysh të gjitha pjesët e llogarisë rrjedhëse si shërbimet dhe të ardhurat.

Në këtë deklaratë është përmendur se anëtarët e G20-së që nënshkruan "Marrëveshjen e Parisit" mbi ndryshimin e klimës, ritheksuan zbatimin e ashpër të kësaj marrëveshjeje në këtë samit.

G20-ta u formua në vitin 1999. Në fillim u organizuan vetëm takime mes ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të G20-së. Pas krizës financiare ndërkombëtare të vitit 2008, G20-ta zhvilloi samitin e liderëve në Uashington më 15 nëntor të vitit 2008. Samiti i 15-të i G20-së do të organizohet në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad në vitin 2020. /Telegrafi/