Please enter at least 3 characters.

Dëgjoi krisma të armës dhe vërejti vrima në murin e shtëpisë dhe në dritare, i dyshuari tha se i gjuajti qentë endacakë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm në Begracë të Kaçanikut.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 17:40.

“Ankuesi ka raportuar se ka dëgjuar një krismë të armës afër shtëpisë së tij. Pas verifikimit ka vërejtur se në murin e shtëpisë dhe në kornizë të dritares ka dy vrima nga arma”, thuhet në raport.

I dyshuari është hasur me armë gjuetie i cili gjatë intervistimit ka raportuar se ka pasur për qëllim t’i gjuaj qentë endacakë.

Policia njofton se është njoftuar prokurori.

Arma dhe një fishek janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/