Please enter at least 3 characters.

Debutimin e Ronaldos te Juve e shikuan 2.3 milionë teleshikues, por kjo nuk është maksimalja e një ndeshje të Serie A

2018/08/CristianoRonaldo-e1534954394439.jpg
129:"during the serie A match between Chievo Verona and Juventus at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on August 18, 2018 in Verona, Italy.
13:"Marco Luzzani

Debutimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi u ndoq nga 2.3 milionë shikues në Itali.

Super ylli portugez bëri debutimin në fitoren në kampionatin italian kundër Chievos me rezultat 3-2, duke luajtur 90 minuta gjersa nuk arriti të tund rrjetën e kundërshtarëve.

Sipas Gazzetta dello Sport, ndeshja tërhoqi 2,330,234 shikues pranë televizioneve, me një pjesëmarrje publike prej 11.9 për qind.

Ronaldo duke festuar një nga golat e Juves kundër Chievos (Getty Images)

Kjo është një rritje prej 68 për qind të shikuesve në ndeshjen e parë të Juventusit për dallim prej sezonit të kaluar, kur u përballën si vendas me Cagliarin.

Por, kjo nuk do të thotë se është numri më i madh i shikuesve që ka tërhequr një ndeshje italiane pasi para këtij takimi gjendet edhe tre sosh.

Sipas Sky Sport Italia Derby d'Italia i viti 2013 është më i shikuari dhe më pas vjen përballja e njëjtë e vitit 2016 mes Juventusit dhe Interit ndërsa në pozitën e tretë është ndeshja e vitit 2015 mes Romës dhe Juventusit.

Ndryshe, Ronaldo pritet të debutojë para shikuesve të vetë në stadium Allianz kundër Lazios. /Telegrafi/