Please enter at least 3 characters.

De Laurentis i ashpër, i dënon me mbi dy milionë futbollistët e Napolit

2019/11/GettyImages-1186586705.jpg
225:"NAPLES, ITALY - NOVEMBER 09: SSC Napoli players stand disappointed after the Serie A match between SSC Napoli and Genoa CFC at Stadio San Paolo on November 09, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Nuk ka qetësi te Napoli, skuadër që nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion në Serie A.

Napoli nuk di të fitojë që pesë javë në Serie A dhe tani ndodhet në pozitën e shtatë në tabelë me 20 pikë, 15 më pak se lideri Juventus.

Napolitanët ishin ndër ekipet favorite për titull, por kanë pasur një start të tmerrshëm gjë që tani rrezikojnë edhe të zënë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

E pas këtyre rezultateve negative, presidenti i klubit Aurelio De Laurentis ka vendosur t’i dënojë futbollistët e tij.

Napoli. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Numri një i Napolit ka ngrirë pagat e tetorit të futbollistëve të tij dhe tani ka vendosur t’i dënojë ata.

Mediat italiane kanë raportuar se e gjithë skuadra është dënuar me një shumë prej 2,5 milionë euro.

Secili nga futbollistët është dënuar nga 25% të pagës së tij dhe kjo i ka revoltuar ata.

Gjithsesi ky gjest i pronarit të klubit nuk i ka pëlqyer aspak futbollistëve. /Telegrafi/