Please enter at least 3 characters.

De Bruyne: Nuk më vjen keq për Liverpoolin, ishim më të mirë

2019/05/GettyImages-1142676235.jpg
236:"LONDON, ENGLAND - APRIL 14: Kevin De Bruyne of Manchester City during the Premier League match between Crystal Palace and Manchester City at Selhurst Park on April 14, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në Ligën Premier. Ishte një garë e jashtëzakonshme mes Cityt dhe Liverpoolit, ku në fund triumfoi skuadra e Pep Guardiolës me një pikë epërsi.

E për këtë garë ka folur edhe mesfushori belg i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne. Ai ka thënë se ka qenë një garë jashtëzakonisht interesante mes skuadrës së tij dhe Liverpoolit.

“Ka qenë një garë e jashtëzakonshme me dy skuadra shumë të mira, por ne ishim më të mirët dhe festuam”, ka thënë De Buryne.

Kevin De Bruyne. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Reprezentuesi i Belgjikës u shpreh në fund se nuk i vije fare keq për Liverpoolin që nuk u bë kampion me 97 pikë.

“Jo nuk më vije keq. Nëse do ta kishim humbur titullin ne as ata nuk do të ndjenin keqardhje për ne. Askush nuk ndjeu keqardhje për mënyrën se si u eliminuam nga Liga e Kampionëve”, përfundoi De Bruyne. /Telegrafi/