De Biasi-Manaj: Agjenti i sulmuesit zbulon të vërtetën (Video)
Tekniku italian foli për një grumbullim të mundshëm të sulmuesit shqiptar, por tha se momentalisht kjo është e pamundur. Gjithashtu, De Biasi tha se Manaj e thërret atë shpesh për t’i treguar gatishmërinë për grumbullim.
Por, këto deklarata nuk i ka pritur mirë 18-vjeçari, i cili ka bërë një postim në Facebook (pastaj e ka fshire) duke thëne që deklaratat e Giannit janë të pavërteta.
Kjo çështje u bë aq e madhe saqë pas fjalëve të nënës së lojtarit, vjen reagimi edhe nga agjenti i sulmuesit.
“Fillimisht dua të them që djaloshi ka gabuar, por e gjitha kjo është një keqkuptim, pasi Ray e do me zemër Shqipërinë dhe ka një lidhje të fortë me këtë vend”, ka thënë Alberto Fontana.
Në videon e mëposhtme keni deklaratën e plotë të agjentit rreth çështjes De Biasi- Manaj. /Telegrafi/


