Please enter at least 3 characters.

Davis drejt largimit nga Bayerni, agjenti i tij thotë se kampioni i Gjermanisë është në kaos

2023/05/bd36385da77f3c35.jpeg
302:"MUNICH, GERMANY - APRIL 19: Alphonso Davies of FC Bayern Munchen dribbles with the ball during the UEFA Champions League Quarterfinal Second Leg match between FC Bayern Munchen and Manchester City at the Allianz Arena on April 19, 2023 in Munich, Germany (Photo by Rene Nijhuis/BSR Agency/Getty Images)
12:"Getty Images

E ardhmja e Alphonso Davis te Bayern Munichu vazhdon të jetë e paqartë.

Mbrojtësi kanadez është pjesë e bavarezëve që katër vite, por duket se ka vendosur për ta bërë një hap tjetër në karrierën e tij.

Real Madrid, Manchester City dhe Paris Saint Germain janë tre top klubet evropiane që kanë shprehur interesim për transferimin e kanadezit në afatin kalimtar veror.

Agjenti i kanadezit, Nedal Huoseh ka thënë se për momentin Bayerni është në kaos total pas largimit të drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic dhe shefit të bordit Oliver Kahn.

"Është një kohë kaotike te Bayern Munichu. Nuk jam i sigurt se çfarë po ndodh dhe me kë do të kemi punë. Duket se ka shumë paqëndrueshmëri dhe pasiguri në drejtim të klubit", ka deklaruar Huoseh për Bild.

Davis dëshiron të largohet nga Munichu, por ende nuk e ka vendosur për destinacionin e ri në karrierën e tij.

Bavarezët nuk do të ishin në gjendje të heqin dorë nga ylli i tyre vetëm nëse vije një ofertë rreth 80 milionë euro.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat duke realizuar tre gola dhe duke asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/