Daut Haradinaj kërkon ndryshimin e Ligjit për veteranët
10/03/2015
Në emisionin "Zona B" të Klan Kosovës, Haradinaj ka thënë se ligji aktual nuk e njeh kontributin e personave që kanë marrë pjesë në luftë në vitin 1998, por vetëm në vitin 1999.
“Mendoj se ligji duhet me u ndryshu, sepse ka gabime”, tha Haradinaj, i cili tregoi se pse ai nuk ka për ta pranuar statusin e veteranit.
“Arsyeja që nuk e pranoj statusin e veteranit është sepse djemtë që më kanë bartë mua të plagosur, nuk e gëzojnë këtë status”, tha ai. “Kërkesa ime është shumë e thjeshtë, që të vlerësohen ata njerëz që kanë dhënë kontribut në luftë”.


