Please enter at least 3 characters.

Danimarka ndan 780 milionë euro ndihmë për Ukrainën

2023/09/9ffde468-d2f3-4a74-9b6d-d27e511f2131.jpg

Danimarka ka shpallur paketën më të madhe të ndihmës financiare për Ukrainën deri më tani në shumën prej gati 780 milionë euro deri në vitin 2025.

Shumica e ndihmës do të arrijë këtë vit, njoftoi sot Ministria daneze e Mbrojtjes.

Ndër të tjera, paratë do të përdoren për blerjen e transportuesve të blinduar dhe sistemeve të mbrojtjes kundërajrore.

Danimarka dërgoi tanke Leopard 1 në Ukrainë dhe premtoi aeroplanë F-16, raporton reuters.

"Shumë nga donacionet tona deri më tani kanë qenë nga magazinat tona. Ato së shpejti do të zbrazen", tha Ministri i Jashtëm, Lars Lokke Rasmussen në një konferencë për shtyp të martën.

Ndryshe, Ukrainës duhet t'i jepen burime financiare në bashkëpunim me vendet e tjera. /Telegrafi/