Please enter at least 3 characters.

Daka: KQZ është gati për zgjedhje, kurdo që i shpall presidenti

2016/10/Valdete-Daka-foto-ridvan-slivova-1-e1477396092774.jpg
14:"Ridvan Slivova

Shefja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se institucioni që ajo drejton është gati për procesin zgjedhor në Komunën e Drenasit, në momentin që vendos t’i shpall presidenti i Republikës.

Daka ka thënë për lajmi.net se në momentin që presidenti shpall zgjedhjet KQZ-ja i ka të gjitha kapacitetet që ta kryej procesin zgjedhor.

“KQZ është gati në të gjitha aspektet në momentin që presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhje për cilëndo komunë”, ka thënë Daka për lajmi.net.

Ndryshe shpejt pritet të jap dorëheqje kryetari i tanishëm i Drenasit, Nexhat Demaku, për shkak se edhe shkalla e dytë e Gjykatës së Apelit ia kë vërtetuar dënimin e shkallës së parë.

Dorëheqja e tij po bëhet një ditë pasi që Gjykata e Apelit i vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore për dhjetë të akuzuarit e rastit “Drenica2”.