Please enter at least 3 characters.

Dafina Zeqiri publikon këngën e re "Merri"

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar sot (e enjte) projektin e saj më të ri muzikor me titull “Merri”, i shoqëruar me klip.

Ky projekt vjen pas një periudhe të gjatë pritjeje nga fansat, të cilët mezi po prisnin materiale të reja nga artistja.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Dafina në bashkëpunim me Rron Krasniqin.

Foto: YouTube

Për producimin e këngës kanë punuar Rzon, Egzon dhe Deard Sylejmani, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për të krijuar një tingull modern dhe cilësor, që përshtatet me stilin e Zeqirit.

Videoja muzikore, e realizuar nga Sekuencë, sjell imazhe tërheqëse dhe estetikë të veçantë, duke reflektuar atmosferën dhe emocionet e këngës.

Foto: YouTube

Ky projekt pritet të bëhet një hit i ri dhe të fuqizojë edhe më shumë pozicionin e Dafinës si një nga artistet më të dashura dhe me ndikim në skenën muzikore shqiptare dhe më gjerë.

E njëjta do të mbajë koncert më 25 dhe 26 dhjetor në Prishtinë. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com