Please enter at least 3 characters.

Dafina Zeqiri mbështet Luizin dhe Efin në Big Brother VIP Albania

2023/02/collage-scaled.jpg

Big Brother VIP Albania që nga fillimi është rikthyer në një nga formatet televizive më të pëlqyera.

Ngjarje, debate, emocione të mëdha - të gjitha nga këto janë të përfshira në një ‘reality show’ të tillë.

Mes shumë gjërash, banorët tashmë kanë rrëmbyer zemrat e publikut duke u bërë pjesë e tyre në çdo çast.

Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi ka qenë këngëtarja Dafina Zeqiri e cila duket se është apasionuar pas dy konkurrentëve brenda.

Në një fotografi që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory, ajo thotë se është me ekipin e Efit dhe Luizit.

Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli (Foto: Instagram)

“Ekipi Efi+Luiz”, ka shkruar ajo.

Luizi ndërkaq është një nga të preferuarit, duke qenë se për të tashmë kanë krijuar edhe këngë e gjithashtu e kanë bërë edhe tatuazh. /Telegrafi/