Please enter at least 3 characters.

COVID-19 “sulmon” mantelbardhët e Prizrenit

2022/07/f77e85d08862a7511e8b9b349080e440_20160512_161145-e1659206020403.jpg

22 punonjës shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.

Të infektuar janë 12 mjekë, 8 infermierë e 2 teknik, derisa 2 personat tjerë janë personel ndihmës.

Për shkak të këtij shpërthimi, stafi i qendrave të tjera mjekësore që ka më pak kërkesa është zhvendosur në qendër të qytetit,  pasi që aty numri i pacientëve të cilët kërkojnë shërbime mjekësorë është më i madh.

Sipas kreut të kujdesit parësorë të kësaj komune, 90 për qind e personelit janë të imunizuar me 3 doza dhe afro 99.9 përqind me dy doza të vaksinës.