Conte i jep leksione lojtarëve se si duhet të kontrollohet topi (Video)
07/12/2016
Antonio Conte ka treguar se është në gjendje të rivalizon Eden Hazardin kur vjen puna te kontrollimi i topit.
Tekniku italian gjatë stërvitjes së skuadrës në një moment ka pranuar një top nga Diego Costa, por Conte me një lëvizje mjeshtërore ndali topin.
47-vjeçari ka treguar se ende posedon kualitetin e kohëve të vjetra në këmbët e tij.
Vlen të theksohet se Blutë në krye me Conten janë në pozitën e parë në Ligën Premier. /Telegrafi/


