Please enter at least 3 characters.

Coman befason të gjithë, refuzon dy oferta multi milionëshe nga Arabia Saudite

2023/08/Screenshot-2023-08-09-083036.png

Jo të gjithë futbollistët binden nga ofertat milionëshe nga Arabia Saudite dhe jo të gjithë pranojnë transferimin në Lindjen e Mesme.

Sulmuesi francez, Kingsley Coman ka refuzuar dy oferta të çmendura nga Arabia Saudite.

Mediumi gjerman 'TZ' ka raportuar se dy skuadra nga katërshja e madhe në Arabinë Saudite (Al-Nassr, Al-Ittihad, Al-Hilal, Al-Ahli), kanë ofruar shuma të çmendura për transferimin e francezit.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, Coman ka pasur dy oferta në tavolinë njërën me 45 milionë euro në sezon dhe tjetrën me 65 milionë euro në sezon, por që të dyja i ka refuzuar.

Kontratat e ofruara nga klubet arabe kanë qenë tre vjeçare dhe Coman i bie që ka refuzuar 195 milionë euro për tre vite vetëm për të qëndruar te Bayerni.

Coman është pjesë e Bayernit që nga viti 2015, derisa ka rinovuar kontratën dhe është i lidhur me gjigantin gjerman deri në verën e vitit 2027. /Telegrafi/