Please enter at least 3 characters.

City fiton me rikthim ndaj Leicesterit

2019/12/Man-City-vs-Leicester-City.jpg
313:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 21: Riyad Mahrez of Manchester City celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Manchester City and Leicester City at Etihad Stadium on December 21, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka triumfuar ndaj Leicester Cityt me rezultat 3-1 në takimin e vlefshëm për javën e 18-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas e ka vazhduar serinë e mirë në kampionat duke fituar ndaj Leicesterit dhe duke u afruar në 11 pikë liderit Liverpoolit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por ishin mysafirët që shënuan të parët, para se City të tund dy herë rrjetën.

Ishte sulmuesi anglez Jamie Vardy, i cili shfrytëzoi një kundërsulm të shpejt për të shënuar në minutën e 14-të për 1-0.

City u rikthye në lojë në minutën e 30-të të takimit duke barazuar 1-1 me anë të Riyad Mahrez, ndërsa Ilkay Gundogan (43’) shënoi nga penalltia për 2-1.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte City që dominoi me raste dhe posedim, por arriti të shënojë vetëm edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 69-të të ndeshjes dhe ishte Gabriel Jesus, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në vendin e tretë me 38 pikë, një më pak se Leicesteri në vendin e dytë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë te Wolves, ndërsa Dhelprat e presin Liverpoolin. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_PLeague/status/1208451679357521920

https://twitter.com/rosarosa770/status/1208465754552766469

https://twitter.com/futurefights360/status/1208461882761392139