Please enter at least 3 characters.

Çitaku kritikon Kurtin: Fjalimet kryejnë punë në opozitë kryeministër, në Qeveri duhen vepra

2021/12/Vlora-Citaku-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1647528610635.jpg

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar sërish kryeministrin Albin Kurti lidhur me inflacionin dhe rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.

Çitaku iu drejtua Kurtit duke thënë se “kryeministri ka vendosë me na bindë me fjalë se punët nuk i kemi pas kurrë më mirë”.

“Kjo është shqetësuese posaçërisht pas parasysh dimrin e vështirë që po na pret. Fjalimet kryejnë punë në opozitë kryeministër, në Qeveri duhen vepra”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë:Në Kosovë janë rritur:1. Çmimet e produkteve esenciale2. Çmimi i rrymës3. Inflacioni4. Rradhët e pritjeve për vizë në Ambasada.E në ndërkohë, përderisa qeveritë e vendeve në rajonin tonë kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, Kryeministri Kurti ka vendosë me u mundu me na binë me fjalë se punë nuk i kemi pasë kurrë më mirë. Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret.Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra./Telegrafi/