Please enter at least 3 characters.

Cineplexx organizon eventin Mom&Daughter Night !

Këtë të premte më 8 Gusht nga ora 19:00 organizojmë eventin Mom&Daughter Night. 

Ka ardhur koha për të kaluar një mbrëmje të paharrueshme me personin më të veçantë në jetën tënde – vajzën apo nanën !

Na u bashkoni për një natë të mbushur me argëtim, emocion dhe shumë surpriza në eventin tonë të shumëpritur #MomandDaughterNight. 

Freakier Friday

Vazhdimi i filmit nga viti 2003, rikthen në skenë Jamie Lee Curtis dhe Lindsay Lohan si Tess dhe Anna Coleman. Me kalimin e viteve, Anna është bërë nënë vetë dhe tani përballet me sfida të reja në një familje të përzier. Por si dikur, universi ka planet e tij – dhe rrufeja mund të godasë sërish në të njëjtin vend..

Një histori e ngrohtë, qesharake dhe ndjeshme që do t’ju afrojë edhe më shumë me njëra-tjetrën.

Por filmi është vetëm fillimi...

Çka ju pret gjatë mbrëmjes?

-Cocktail Corner – Pije të lehta dhe të shijshme për të gjitha moshat.

-Swap Corner – Ndaje apo ndërro aksesorë & veshje me të tjerat – sepse ndonjëherë thesaret gjenden tek tjetra!

-Astrologe Live – A ka yje më të ndritshme se lidhja nënë-bijë? Le ta zbulojmë së bashku!

-Shpërblime të ndryshme nga : Andërr Atelie, Leonitë Atelier, Prima Laser Clinic, Poliklinika Shoshi & Optika Ylli, Blerta's Beauty dhe Piano Parfum – Sepse secila meriton një dhuratë të veçantë!

Rezervo vendin tënd tani dhe mos e le këtë kujtim të të ikë!

Mos mungoni! Cinemplexx