Please enter at least 3 characters.

Cilët republikanë deri më tani ia kanë uruar fitoren Joe Bidenit?

2020/11/AP_110910139341-e1604866586915-640x400-1.jpg
272:"Former President George W. Bush shakes hands with Vice President Joe Biden after speaking during the dedication of phase 1 of the permanent Flight 93 National Memorial near the crash site of Flight 93 in Shanksville, Pa. Saturday Sept. 10, 2011. (AP Photo/Gene J. Puskar)
16:"ASSOCIATED PRESS

Disa republikanë të moshuar kanë pranuar publikisht fitoren e Joe Bidenit.

Shumë prej tyre kanë një histori të kritikave në adresë të presidentit, Donald Trump.

Ky i fundit edhe pse jo zyrtarisht, ka pësuar humbje kundrejt demokratit Biden, i cili deri më tani ka votat e nevojshme elektorale për t’u zgjedhur president i ri i SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Susan Collins, senatorja e Maines i uroi Bidenit "çdo sukses" përmes një deklarate gjatë fundjavës. "Së pari, unë do t'i ofroja urimet e mia Presidentit të zgjedhur Bidenit për fitoren e dukshme - ai e do këtë vend", tha ajo.

Senatori i Utah, Mitt Romney shkroi në Twitter "Ann [gruaja e tij] dhe unë i dërgojmë urimet tona presidentit të zgjedhur, Joe Biden dhe zëvendësresidentes së zgjedhur, Kamala Harrisit. Ne i njohim të dy ata si njerëz me vullnet të mirë dhe karakter të admirueshëm", raporton bbc.

Ben Sasse, senatori i Nebraskës, i cili ka qenë një kritik i hapur i Donald Trumpit, tha se po lutej për "të dy - Presidentin Trump dhe Presidentin e zgjedhur Biden, që të dy do të ishin të mençur në ekzekutimin e detyrave të tyre përkatëse gjatë kësaj kohe të rëndësishme të kombit tonë".

Lisa Murkowski nga Alaska gjithashtu uroi të dy Biden si "fituesin e parashikuar të kësaj gare presidenciale”. "Ndërsa mund të mos jemi gjithmonë dakord, unë do të punoj me [Biden dhe Harris] për të bërë atë që është e drejtë për Alaskën".

Ish-presidenti republikan, George W Bush tha se e kishte uruar Bidenin përmes një telefonate të dielën. "Megjithëse kemi dallime politike, unë e njoh Joe Bidenin si një njeri i mirë, i cili ka fituar mundësinë e tij për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë" tha ai. /Telegrafi/