Please enter at least 3 characters.

Chiellini: Atletico ngjason me Juven

2019/03/Alvaro-Morata-1.jpg
321:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 20: Alvaro Morata of Atletico de Madrid argues with Giorgio Chiellini of Juventus during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Club Atletico de Madrid and Juventus at Estadio Wanda Metropolitano on February 20, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka thënë se skuadra e Atletico Madridit dhe Zonja e Vjetër kanë shumë ngjashmëri.

34-vjeçari beson te kualifikimi pavarësisht se Zonja e Vjetër ka disavantazhin nga ndeshja e parë me rezultat 2-0.

"Atletico Madridi është ekipi evropian që na ngjason më së shumti, janë solid në mbrojte dhe rezultatet i arrijnë si ekip dhe jo individë", ka thënë Chiellini në konferencën për media.

Giorgio Chiellini gjatë një momenti nga ndeshja e parë (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

"Kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë pikë të dobët, të gjithë kemi, nuk do të thotv që ata do ta mbajnë portën e paprekur të martën".

"Ne duam të arrijmë çerekfinalen, gjysmëfinalen dhe finalen. Të gjithë në Juve janë mësuar me presionin e mediave dhe nuk bën dallim. Ne kemi respekt për ata dhe i dimë kualitetet e tyre, por duam të vazhdojmë këtë aventurë".

"E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por nuk jemi të çmendur. Nëse e kalojmë këtë pengesë, kjo do të na japë një nxitje të vërtetë për muajit e fundit", ka shtuar Chiellini. /Telegrafi/