Chelsea ofron 60 milionë euro për yllin e Serie A, por refuzohet
Roma thuhet se i ka pezulluar bisedimet me Chelsean për mesfushorin Manu Kone, pasi Gian Piero Gasperini dhe Tony D'Amico e kundërshtojnë fuqimisht largimin e francezit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, skuadra e Serie A, Roma, besohet se ka refuzuar një ofertë nga Chelsea për yllin e mesfushës.
Blutë kishin bërë ofertën e tyre fillestare me vlerë 60 milionë euro për yllin francez dhe ishin gjithashtu të gatshëm të dërgonin Jamie Gittens në huazim në Olimpico.
Gasperini trattiene Kone alla @OfficialASRoma. Resta in piedi Gittens @ChelseaFC@SkySporthttps://t.co/pNGBI99wkr
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 1, 2026
Megjithatë, trajneri Gian Piero Gasperini dhe drejtori sportiv Tony D'Amico e kundërshtuan fuqimisht largimin e francezit, duke i shtyrë pronarët e klubit të pezullojnë bisedimet me Chelsean.
Kone ishte lidhur më parë me një transferim te Manchester United, por Djajtë e Kuq nuk kanë paraqitur një ofertë për mesfushorin francez gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbetet për t’u parë nëse Chelsea do të bëjë një ofertë të re për Konen, veçanërisht pasi ranë dakord ta shesin Enzo Fernandezin te Manchester City.
Ndryshe, afati kalimtar i verës për klubet e Ligës Premier përfundon sot në mesnatë 00:00, ndërsa klubet e Serie A kanë kohë deri në orën 20:00 për të blerë lojtarë të rinj. /Telegrafi/


