")
Please enter at least 3 characters.

Chelsea i ofron rinovimin e kontratës Willianit

2018/08/Williani.jpg
235:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 14: Willian of Chelsea looks on during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match FC Barcelona and Chelsea FC at Camp Nou on March 14, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi anësor brazilian, Willian, ka në tavolinë kontratën e re nga klubi londinez, Chelsea.

Willian kishte kaluar dy vite të palumtura nën drejtim e Antonio Contes, i cili nuk e shihte si zgjidhje të parë.

Qëndrimi më shumë në bankë sesa titull e kishte frustruar disa herë brazilianin që mendonte largimin nga Stamford Bridge.

Edhe skuadrat e mëdha të interesuara për shërbimet e tij nuk mungonin dhe disa herë provuan ta transferojnë, por që u refuzuan nga Blutë.

Willian (Getty Images)

30-vjeçari brazilian pëlqehej nga Manchester Unitedi dhe Barcelona këtë verë, por është gati të zgjasë qëndrimin e tij me anën e Stamford Bridge.

Sipas mediumit The Sun, Willianit do t'i jepet një kontratë e re dyvjeçare me një rritje të ndjeshme page.

Marrëveshja e tanishme e Willianit është 120 mijë funte në javë dhe skadon në vitin 2020, ndërsa rinovimi mund t'ia sjell deri në 200 mijë funte në javë. /Telegrafi/