Charli XCX shkëlqen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto me një paraqitje provokuese
Charli XCX tërhoqi vëmendjen të enjten mbrëma teksa mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.
Këngëtarja e njohur e hitit Brat, 33 vjeçe, mahniti publikun me një fustan të zi transparent gjatë premierës së filmit të ri Erupcja, shkruan DailyMail.
E sigurt dhe plot stil, Charli pozuoi në tapetin e kuq me një fustan të shkurtër sateni, pa reçipeta, që theksonte dekoltenë e thellë dhe kishte një prerje flirtuese në fund.
Emri i saj i vërtetë është Charlotte Emma Aitchison, ndërsa për këtë rast ajo mbajti flokët e zinj të lëshuar, duke kombinuar pamjen me taka elegante të zeza me majë.
Një detaj që nuk kaloi pa u vënë re ishte unaza e martesës, pasi vetëm në korrik ajo u martua me George Daniel, anëtar i bendit The 1975, në një ceremoni intime në Hackney Town Hall, ku ishin të pranishëm vetëm rreth 20 miq dhe të afërm. Nga anëtarët e grupit morën pjesë Adam Hann dhe Ross MacDonald, por mungoi vokalisti Matty Healy.
Roli kryesor i Charli-t në Erupcja shënon debutimin e saj në kinemanë e madhe. Ajo luan Bethany-n, një vajzë që udhëton për pushime në Varshavë me të dashurin e saj Rob (të cilin e luan aktori Will Madden). Gjatë qëndrimit, ajo përpiqet të ribashkohet me një ish të dashur, ndërkohë që duhet të vendosë nëse do të vendosë themelet për një jetë të re me partnerin aktual.
Në premierë, Charli u shfaq edhe krah aktorëve të tjerë të kastit, Pete Ohs, Lena Gora dhe Will Madden.
Ky vit ka qenë tepër i ngarkuar për këngëtaren, e cila së fundmi ka ndarë pamjet e para nga filmi i ardhshëm i Emerald Fennell, Wuthering Heights, një projekt i përshkruar si “shumë provokues”.
Charli ka zbuluar gjithashtu se do të realizojë kolonën zanore origjinale të filmit, ku luajnë Margot Robbie dhe Jacob Elordi, që pritet të shfaqet në kinema më 14 shkurt, në Ditën e Shën Valentinit.
Në një postim, ajo shkroi: “Këngë origjinale nga unë për filmin e Emerald Fennell ‘Wuthering Heights’, me Margot Robbie dhe Jacob Elordi. Në kinema nga 14 shkurti. Gëzuar Shën Valentinin paraprakisht <3”.
Filmi i ri, që rivalizon me suksesin e Saltburn, premton skena akoma më të guximshme, përfshirë edhe një skenë erotike të frymëzuar nga estetika BDSM. Në sekondat e para të trailerit, Margot dhe Jacob shfaqen në skena të zjarrta, ndërsa historia, e bazuar në romanin klasik të Emily Brontë, sjell në ekran dashnorët e mallkuar Catherine dhe Heathcliff. /Telegrafi/


