Cesar: Në zemër jam interist, nuk shkoj te Milani!
09/04/2013
Braziliani 33-vjeçar iu bashkua klubit anglez nga Nerazzurrët në verën e kaluar, mirëpo raportohet se Massimiliano Allegri shpreson ta kthejë atë në Serie A me një ofertë dyvjeçare me përfitime prej 2.1 milionë euro në vit.
Në rast se QPR bie nga Liga Premier, Cesar me gjasë do të largohet, mirëpo destaniconi i tij nuk do të jetë Milani.
“A do të kthehem në Milano? Jo. Po e mësoj një gjuhë të re në Londër, qyteti është i bukur dhe familja ime është e lumtur”,
“Unë nuk jam trajtuar mirë nga Interi, por jam akoma një interist në zemër”, ka thënë braziliani për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/


